Kush Eshte Eco Alsion

Eco Alsion eshte partneri juaj per shtepite prej druri. Ne prodhojme dhe ndertojme per ju shtepi druri te llojeve dhe madhesive te ndryshme. Ekipet tona ofrojne ide dhe mundesi qe ju te ndiheni sa me komode nen catine qe ne ju servirim. Tashme Eco Alsion eshte alternativa me e mire per ndertime druri, shtepi druri dhe cdo element tjeter qe do ju beje te ndiheni ne harmoni me natyren dhe te relaksoheni.

Zgjedhja e nje shtepie prej druri eshte nje nga zgjedhjet me te ngrohta dhe ekologjike qe ju mund te keni bere ndonjehere. Zgjedhja qe ju po beni sot eshte nje zgjedhje qe u vlen gjeneratave pasardhese. Bukuria, qendrushmeria dhe ruajtja e ambientit eshte perfitimi qe pasardhesit tane do te trashegojne nga ne.

Gjithcka qe ju keni enderruar me pare tashme ne e bejme realitet. Modelet qe ne kemi jane te shumta dhe te llojeve te ndryshme, qe nga ato nordike e deri tek ato modele qe i pershtaten bregdetit tone. Ju zgjidhni shtepine tuaj ideale dhe ne formojme mrekulline qe ju e keni kerkuar prej kohesh. me cmime shume here me te lira se shtepite normale. Pra beni zgjedhjen e duhur, zgjidhni Eco Alsion.

Avantazhet e Shtepive Prej Druri

Profili Ekonomik

Nëse ju vendosni të ndërtoni një shtëpi prej druri jeni duke kursyer shumë. Çmimi i këtyre shtëpive është i arsyeshëm. Çmimi varet dhe nga kompleksiteti i projektit, nga sipërfaqja me metër katrore, nga lartësia. Pasi klientit ti jenë treguar të gjitha modelet e shtëpive që ne kemi dhe ai nuk vendos dot, ne mund të pranojmë një plan nga vetë klienti.

Studimet dhe eksperimentet kanë treguar që shtëpitë prej druri kanë një kursim energjie prej 50 – 60% krahasuar me të njëjtin ndërtim prej betoni dhe tulle. Në shtëpitë e drurit temperatura është e njëjtë si në stinën e dimrit dhe në atë të verës. Një mur 10 cm prej druri është i barabartë me një mur 80 cm prej betoni. Druri është një termoizolues shumë i mirë.

Profili Estetik

Nëse ju kërkoni një jetë elegante dhe konforte në një ambjent natyral, ne jemi pikërisht ata që ju kërkoni. Profesionaliteti ynë është si në dizajnin ashtu dhe në krijimin e këtyre shtëpive prej druri, qoftë për familje apo për biznese.

Ne punojmë me ju duke analizuar preferencat dhe nevojat tuaja, duke i bashkuar ato në një dizajn final.

Profili Shendetsor

Shtëpitë prej druri janë të shëndetshme. Druri është antialergjik, falë vetive elektrostatike që ai ka. Druri nuk është përcjellës i elektricitetit, apo tërheqës i pluhurit, për këtë arsye brenda shtëpisë së drurit kemi një ambjent antialergjik. Lagështia e ajrit është një faktor i rëndësishëm përveç temperaturës.

Muret e drurit e rregullojnë vetë lagështirën brenda shtëpisë pa qenë nevoja e vendosjes së aparaturave përkatëse. Muret e drurit thithin lagështirën nëse ajo është prezente dhe e lëshojnë atë kur ajri është i thatë. Brenda shtëpisë ajri do të jetë me vlera optimale, as i lagësht, as i thatë.

Profili Antisizmik

Shtëpitë e ndërtuara nga druri janë rezistente ndaj lëkundjeve sizmike. Druri ka një qëndrueshmëri të pakrahasueshme me atë të betonit.

Ndërtimet nga druri janë shumë të lehta (500 kg/m3) dhe elastike duke i krahasuar me ndërtimet e tjera tradicionale. Nëse një strukturë betoni dëmtohet nga lëkundjet e tërmetit, ajo e drurit nuk pëson asnjë krisje.